TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bujar Kapexhiu mbahet mend për ato role të paktë, por mbresëlënës që luajti në në kinematografinë shqiptare. Nga ai djali borgjez që gëzohej se po arratisej nga Shqipëria me anije ushtarake të “Filmi “Dueli i heshtur”, te shahisti që luan te “Dy herë mat”, Kapexhiu tregoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV rastësitë që e përjetësuan si regjisor dhe aktor. Por edhe drejtimin e Festivalit të 11-të dhe ndëshkimin që erdhi pas Pleniumit të vitit 1973, kur atë e çuan për 3 vite në prodhim, duke e larguar në arti.
“Në filmin “Dueli i heshtur” ishte një rastësi që shkova aty. Nuk kam patur dëshirë filmin, por teatrin. Më pëlqente lidhja direkte me spektatorin, isha në vitin e 4 për aktor, vjen shoku im Saimir Kumbaro dhe më thotë se po bëhet një film të Dhimitër Anagnostit. I thashë jo, por më tha hajde të më ndihmosh. Kur u paraqitëm aty më tha se nuk do të bësh rolin që e bëri Rikard Ljarja më pas, por më tha se do të bësh pjesën me Ndrekë Lucën që donte të më godiste dhe unë trembesha. Robert Ndrenika bëri edhe një provë, bashkë me Guljem Radojën dhe Vangjush Furxhiun. Kur mbarova, tregon Robert Ndrenika se u thashë hajde ikim se e mori ky. Dhe më dhanë rolin.
Te festivali I 11-të isha pa dashje time. Unë isha regjisor te Estrada dhe vjen Mihallaq Luarasi që e kisha pedagog më thotë do të bëhet festival dhe do të marr dy konferencierë Edi, që ishte e shoqja, dhe ti.
Jo nuk vij i thashë se më dukej shumë poshtë. Kisha qenë një herë në festivalin e 4-t kur isha student. Por doli fletëvolanti dhe shkova.

Uën pata një shans. Në atë kohë filluan mbledhjet na shanin, na kritikonin. Ka qenë lufta e të paaftëve me të aftët. Partia vendosi pushim nga puna dhe do të shkosh disa vjet në prodhim dhe shkova 3 vjet në kombinatin “Josif Pashko”. Nisa punën te prodhimi i tubave të betonit. Unë haja bukë aty brenda tubit në pushimin e drekës. Kjo është fotografi që nuk e kam ditur. Operatori dhe shoku im, Lionel Konomi dhe këtë fotografi unë e kam parë pas 50 vitesh. Punova tre vite aty. Këtë foto e pashë në 75-vjetorin tim në dokumentarin e Ilir Harxhit.
Kur punonim për festivalin ndjenim një erë liberalizmi dhe o burra bëmë diçka. Ka shumë ndryshime, nga dekori, tekstet, veshjet, ishte një gjë krejt tjetër.
Në vitin 1975 pas tre vitesh në prodhim në Kinostudio u krijua studio e filmit të animuar, me operator Tomi Vaso dhe Vlash Droboniku piktor. Duhej regjisori meqë dikush tha se duhesha unë që isha piktor, regjisor. Kolektivi i punës ishte entuziast dhe vahdova krijimtarinë artistike dhe u emërua regjisor për 10 vjet. Pastaj dëshira dhe pasioni ishte filmi artistik. Bëra skenarin e parë të filmit “Dy herë mat”. Unë s’kam luajtur kurrë shah se më është dukur humbje kohe dhe merresha me librin”- u shpreh Kapexhiu.