AKTUALITET, 24 Korrik 2025, 22:08

Një jetë me mustaqe, Kapexhiu rrëfen gjeneralin që ndëshkoi gjithë ushtarët dhe fali aktorin

Një jetë me mustaqe, Kapexhiu rrëfen gjeneralin që
Kapexhiu sot dhe në vitin 1967

Bujar Kapexhiu, prej rinisë së tij nuk i ka hequr mustaqet. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV ai tregoi një episod kur bënte ushtrinë pas mbarimit të shkollës së lartë dhe të gjithë ushtarët dhe studentët kishin lënë mustaqe. Por pas vizitës së gjeneralit në repartin ushtarak në Shkodër, u urdhërua që të gjithë të hiqnin mustaqet, duke favorizuar vetëm aktorin, sepse, sipas gjeneralit, i duheshin për filmin dhe në atë kohë shfaqej filmi “Dueli i heshtur”.

“Në këtë foto me mustaqe jam në vitin 1967. Jam ushtar pasi kam mbaruar Akademinë e Arteve dhe studentët shkonin 6 muaj dhe bënin ushtri. Kam qenë në Shkodër. Dëshira e ushtarëve ishte të linin mustaqe dhe i lanë.

I lamë të gjithë student dhe ushtarë. Këtu, në këtë foto, jam me kostum dhe kravatë dhe janë rrobat civile që i kisha lënë te shtëpia e Rikard Ljarjes. Flokët janë si aktori francez Morris Rene dhe në repartin ushtrak  të gjithë ishin me mustaqe.  Aty kalon një ditë aty gjenaral Qazim Kapisyzi. Ai sheh mustaqe, mustaqe... Çfarë janë këta?!- u habit.

U mblodhën të gjithë dhe ai tha: Të gjithë të largoheni dhe të gjithë të hiqni mustaqet. Të mos shikoj asnjë njeri me mustaqe, përveç Bujar Kapexhiut se i duhen për film.

Në atë kohë në Shkodër shfaqej filmi “Dueli i heshtur” dhe unë isha i vetmi që mbeta me mustaqe me leje gjenerali.