TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një fjalimi para deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Republika Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, nuk ka kursyer ofendimet me terma urrejtëse.
Gjatë deklaratës së tij, ai e ka quajtur me termin quajti me termin përçmues “shiptar” gjyqtarin ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, Ledi Bianku, pasi ai vjen nga Shqipëria.
Bianku ka qenë prej vitit 2008 anëtar i Gjykatës Për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe më pas u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Bosnje Hercegovinës.
Milorad Dodik prej vitesh ka bërë thirrje për ndarjen e Republikës Serbe nga BiH, duke kërcënuar me veprime të njëanshme.
Dodik međunarodnog sudiju Ustavnog suda BiH Ledia Biankua nazvao “Šiptarom”, jer dolazi iz Albanije pic.twitter.com/pjHDChPwhu
— Istraga.ba (@IstragaB) June 27, 2023