AKTUALITET, 27 Qershor 2023, 12:26

PS "rrëmben" Këshillin Bashkiak të Himarës, si u ndanë votat gjatë mbledhjes së tensionuar, ku ishte edhe ambasadorja greke

PS "rrëmben" Këshillin Bashkiak të Himarës, si u
Ambasadorja greke, mes Dules dhe djalit të Fredi Belerit

Është konstituuar mes tensionesh Këshilli Bashkiak i Himarës. 

Këshilli Bashkiak i Himarës do të drejtohet nga Dhimitër Kapaj i cili është nga radhët e socialistëve. Gjatë mbledhjes së sotme, Kapaj arriti të marrë pesë vota më shumë se kandatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Afroviti Dhimojani.

Partia Socialistë ka 9 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka 7 mandate.

Teksa anëtarët e Këshillit betoheshin, kryetari i Bashkisë Fredi Beleri i përshëndeti ata përmes një letre nga qelia e burgut, aty ku ndodhet prej datës 12 maj pasi akuzohet për blerje votash për zgjedhjet e 14 Majit.

Të pranishëm në mbledhje ishte ambasadorja e Greqisë , Konstantina Kamitsi, ndërsa në krah të saj qëndronte nga njëra anë Vangjel Dule. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe djali dhe bashkëshortja e Fredi Belerit.

Ndërkohë, kjo mbledhje që në fillim të saj u shoqërua me një sërë tensionesh. Ishin mbështetësit e Belerit ata të cilët “blinduan”Bashkinë e Himarës duke kërkuar që prezent në ambientet e insitucionit të ishin vetëm mbështetësit e kryebashkiakut.

Mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri nga qelia e burgut iu drejtua me një letër Këshillit Bashkiak, i dalë nga zgjedhjet e 14 Majit.

Në letrën e tij, Beleri thekson se si një qytetar i cili ka mësuar që të mbrojë idetë e tij për liri dhe demokraci do të vijojë të durojë deri në momentin që drejtësia të triumfojë, pasi pavarësisht sulmeve të bëra ai beson te e vërteta. Kujtojmë se një ditë më parë Gjykata Speciale rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkoi të shkojë këtë të martë përpara Këshillit Bashkiak e të betohet si kryetar i Himarës.

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për blerje votash.