AKTUALITET, 27 Qershor 2023, 10:57

SPAK operacion antidrogë, 20 urdhër-arreste ndaj një grupi kriminal

SPAK operacion antidrogë, 20 urdhër-arreste ndaj një grupi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një operacion ndaj një grupi kriminal të trafikut të drogës.

SPAK ka lëshuar 20 urdhër arreste për trafik narkotikesh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, në disa qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Korçë.

Në lidhje me këtë në orën 13:30, pranë ambienteve të SPAK, do të mbahet konferencë për shtyp lidhur me Krimin e Organizuar, në bashkëpunim me autoritete të huaja.