AKTUALITET, 27 Qershor 2023, 09:48

Plagosja e 33-vjeçarit në Vlorë/ Shoqërohen tre dëshmitarë, autorët ende të paidentifikuar

Plagosja e 33-vjeçarit në Vlorë/ Shoqërohen tre

Detaje të reja rreth ngjarjes së djeshme në Vlorë, ku u plagos 33-vjeçari, Tonin Ramaj. Dyshohet se autorët janë tre, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë qëlluar disa herë në drejtim të Toninit, duke e plagosur në këmbë.

Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia ka shoqëruar tre persona që mendohet se janë dëshmitarë të ngjarjes.

Mendohet sipas policisë, se shkak janë konfliktet e vjetra që mund të ketë pasur i plagosuri me autorët.

33-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.