AKTUALITET, 27 Qershor 2023, 10:21

Rubik, autobusi me targa kosovare përplas për vdekje çiklistin te Rruga e Kombit

Rubik, autobusi me targa kosovare përplas për vdekje çiklistin
Vendi i aksidentit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut.

Një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti dhe as identiteti i viktimës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, teksa shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat.