TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.
Von der Leyen shprehet se fokus i diskutimit ishte progresi në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ajo u shpreh se gjatë takimit folën për planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, gjë që sipas saj, do të afrojë rajonin dhe BE-në.
“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan ajo në një postim në Twitter.