AKTUALITET, 27 Qershor 2023, 11:19

Konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Himarës, tensionohet situata, mbërrijnë Dule dhe ambasadorja greke

Konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Himarës,
Mbledhja e këshillit bashkiak

Sot, ashtu si dhe ishte paralajmëruar, pritet të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak të Himarës. Mirëpo, në nisje të mbledhjes mbështetësit e kryebashkiakut Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli, kanë kërkuar që të dalin jashtë punonjësit aktualë të Bashkisë

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po përpiqen për të çtensionuar  situatën. Në ambientet e bashkisë ka shkuar edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule si dhe ambasadorja greke në vendin tonë Kostantina Kamitsi.

Konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Himarës,
Dule dhe ambasadorja greke

Ndërkohë kanë mbërritur i deleguari politik Blendi Klosi dhe deputetë të Vlorës.