TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një banesë në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, në lagjen “Osman Haxhiu”.
Raportohet se brenda banesës ndodhej një i moshuar, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete të forcave zjarrfikëse, një ambulancë si edhe forca të policisë, por pa mundur të shpëtojnë të moshuarin që gjendej brenda banesës.
Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e flakëve që përfshinë shtëpinë.