TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Flamur Noka thotë se nuk ka asnjë pazar me Edi Ramën që Sali Berisha të merrte vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Noka u shpreh se nuk do të marrin pjesë në Komisionin antikorrupsion të Partisë Socialiste. Ndërsa sa i takon amnistisë, deputeti demokrat thotë se “nuk bëhet pishman”.
“E vërteta është që ne për amnistinë nuk bëhemi pishman, nuk ka pasur marrëveshje. Janë bërë ndër vite amnisti. Amnistia kësaj radhe ka pasur zero përfitues nga ata. Nuk ka dhe as do të ketë pazare. Koha e pazareve iku ditën që ne shkarkuam Bashën nga kreu i PD. Kurrë nuk keni për ta parë Berishën në pazare”, tha Flamur Noka.