TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka sot mori fund saga e persekutimit të kësaj force politike.
Pas vendimit të Apelit, që i dha Sali Berishës vulën dhe logon e PD, Flamur Noka tha në emisionin “Open” në News 24, Rama nuk mund ta mbante peng përfundimisht partinë.
Sipas tij, trupa gjykuese kishte dy rrugë, ose ti vinte kazmën demokracisë, ose të njihte opozitën e vërtetë të këtij vendi.
“Sot mori fund saga e përndjekjes dhe e persekutimit të forcës politike nga regjimi. Rama mund ta mbajë peng, por jo pafundësisht. Pra do vinte një moment që nuk mund ta mbante dhe ja ky moment erdhi. Të gjithë ne demokratët kemi qenë të qartë se ku është vullneti.
Kjo trupë gjyqësore kishte dy rrugë, ose përfundimisht të varroste asetin kombëtar që është opozita e vendit dhe ti vinte kazmën demokracisë ose të merrte një vendim që të njihte asetin kombëtar që është opozita dhe ti jepte mundësi që të bëhet një betejë demokratike në këtë vend”, tha Flamur Noka.