AKTUALITET, 5 Janar 2022, 14:37

Sherr me sende të forta në Përmet, 43-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Sherr me sende të forta në Përmet, 43-vjeçari
Foto ilustrim

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mesditën e sotme në Përmet pas një konflikti për motive banale.

A. J., 38 vjeç dyshohet se ka goditur me sende të forta Ll. J., 43 vjeç i cili është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

“Rreth orës 13:45, në qytetin e Përmetit, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. J., 38 vjeç, banues në Përmet dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin Ll. J., 43 vjeç, banues në Leskovik, i cili u transportua për në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi A. J. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, njofton policia.