AKTUALITET, 19 Dhjetor 2022, 11:00

Shembja e pallatit te ‘Myslym Keta’, reagon Meta: Agresion i përsëritur në paligjshmëri të plotë, që të majmen klientët e “Rilindjes”

Shembja e pallatit te ‘Myslym Keta’, reagon Meta: Agresion i

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se shembja e pallatit tek rruga ‘Myslym Keta’ në Tiranë, është një agresion i përsëritur dhe i paligjshëm.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta thekson se me këtë pallat po veprohet njësoj si “ndaj qytetarëve të thjeshtë ashtu si tek Teatri Kombëtar, Astiri, Bregu i Lumit dhe 5 Maji”.

“14 maji është dita e madhe kur qytetarët e Tiranës do t’ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar”, shprehet Meta.

Postimi i plotë:

Shembja e pallatit në Rr. “Myslym Keta” është agresion i përsëritur në paligjshmëri të plotë dhe i egër ndaj qytetarëve të thjeshtë ashtu si tek Teatri Kombëtar, Astiri, Bregu i Lumit dhe 5 Maji.

Natën dhe me dhunën e Policisë së “Rilindjes” qytetarëve ju rrëmbehet dhe ju shkatërrohet prona që të majmen klientët e “Rilindjes”.

Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra janë hedhur në rrugë të madhe, që të vazhdojë grabitja dhe plaçkitja e bandës së Erion Veliaj dhe oligarkëve përqark tij.

14 maji është dita e madhe kur qytetarët e Tiranes do t’ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar.