TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një reagim për shembjen e bllokut të pallateve tek rruga ‘Myslym Keta’ në Tiranë, thotë se “u sulmua me tërbim dhe aq rrëmbim sa banditët nuk u lanë banorëve as të mblidhnin plaçkat tamam”.
Referuar vendimit për prishje, me arsyetimin se ka degraduar për shkak të dëmtimeve gjatë tërmetit, Vasili thekson se pallati “qëndroi në këmbë tre vjet pas tërmetit, por tani horrave të Bashkisë nuk u priste puna me asnjë orë dhe u vërsulën”.
“Qytetarë të Tiranës mos mendoni se jini të qetë nëse jeni në pallat apo një shtëpi private, se po ja vunë syrin Veliaj me biznesmenët, që ka përqark, do t’jua shkatërrojë dhe do t’ju hedhë në rrugë të madhe ashtu siç kanë bërë dhe bëjnë anë e mbanë Tiranës.
Mbrojtja e vetme është ligji”, paralajmëron Vasili.
Postimi i plotë:
Nga Teatri,Astiri, Bregu i Lumit,5 Maji Rr.Myslym Keta i njejti agresor Veliaj!
Sa here qe do shikoni Veliajn ne ndonje lagje te Tiranes behuni gati dhe prisni shkaterrimin dhe debimin e radhes.
U sulmua me terbim dhe aq rrembim edhe pallati tek Rr.Myslym Keta sa banditet nuk u lane banoreve as te mblidhnin plaçkat tamam.
Pallati tek Rr.Myslym Keta qendroi ne kembe tre vjet pas termetit, por tani horrave te Bashkise me Veliajn ne krye nuk u priste puna me asnje ore dhe u versulen.
Ashtu sic nuk i priste puna per Teatrin, qe ka dy vjet i prishur, por u sulmua ne mes te pandemise nga vandalet dhe hajdutet e Bashkise e te policise se nuk ju priste hajduteria.
Ashtu sic u sulmua e mbyten me gaz burra gra femije e te moshuar ne Astir.
Ashtu sic u sulmuan, u dhunuan dhe u shkaterruan egersisht tek Bregu i Lumit.
Ashtu sic u sulmuan, u arrestuan banotet e te gjitha moshave kur shkaterruan banditet tek 5 maji.
Pra qytetare mos harroni sa here qe do shikoni Veliajn ne ndonje lagje te Tiranes behuni gati dhe prisni shkaterrimin dhe debimin e radhes.
Qytetare te Tiranes mos mendoni se jini te qete ne se jeni ne pallat apo nje shtepi private, se po ja vune syrin Veliaj me biznesmenet, qe ka perqark, do t’jua shkaterroje dhe do t’ju hedhe ne rruge te madhe ashtu sic kane bere dhe bejne ane e mbane Tiranes.
Mbrojtja e vetme eshte ligji.
Por qe ta kemi kete siguri, keta horra antiligj dhe antishtet duhen larguar nje ore e me pare me voten masive te qytetareve, qe duan te jetojne te qete dhe te mbrojtur.
Mos harroni qytetare, mbreme ishin tek Rr.Myslym Keta neser do te jene ne deren tuaj!!