AKTUALITET, 18 Dhjetor 2022, 22:19

Momenti i ekzekutimit/ Autori nxjerr pistoletën nga brezi dhe vret shqiptarin e plagos shokun e tij në mes të lokalit. Shikoni pamjet

Momenti i ekzekutimit/ Autori nxjerr pistoletën nga brezi dhe vret

Mbrëmjen e sotme Greqia është tronditur nga vrasja e një shqiptari dhe plagosja e dy personave të tjerë. Mësohet se krimi ka ndodhur në një nga zonat më të njohura të Athinës, jashtë ambienteve të një lokali.

Sipas mediave helene krimi i rëndë ndodhi rreth orës 21:30 minuta, ndërsa paraprakisht dyshohet për larje hesapesh.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke shihet autori, i cili afrohet në tavolinë dhe qëllon mbi dy shqiptarët.

Viktima dhe i plagosuri, që sipas raportimeve janë me origjinë shqiptare ndodheshin në një tavolinë, kur autori ka hapur zjarr ndaj tyre, duke lënë njërin të vdekur dhe tjetrin të plagosur.

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur e plagosur edhe një grua.

Viktima ka marrë dy plumba në kokë.

Për të mos u identifikuar, autori mbante një maskë kirurgjikale dhe menjëherë pas krimit ai është larguar, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital.

Një dëshmitar okular përshkruan ngjarjen duke thënë se ka shkaktuar shumë panik.

“Ishim duke ngrënë dhe dëgjuan të shtëna. U futëm në panik. Pas pak minutash mbërriti policia dhe më pas një ambulancë. Burri që morën në ambulancë ishte gjallë. Por brenda dyqanit ishte ende një burrë i mbuluar me çarçaf”.