AKTUALITET, 19 Dhjetor 2022, 09:29

Atentati mafioz në Greqi, identifikohen dy shqiptarët që u vranë

Atentati mafioz në Greqi, identifikohen dy shqiptarët që u
Momenti i atentatit

Janë identifikuar 2 shqiptarët që u vranë gjatë një atentati mafioz mbrëmë në Greqi. Bëhet fjalë për Kreshnik Çerçizaj 41 vjeç i cili mori një plumb në kokë dhe Armando Ogranja, 44 vjeç, që mori dy plumba një në gjoks dhe një në bark.

Sipas mediave greke një nga viktimat rezultoi bodyguard klubesh nate në zonë. Shqiptari funksiononte në rolin e tij si “kumbar” për marrjen nën kontroll të sigurisë së klubeve të natës.

Vrasësi gjakftohtë i dy shqiptarëve në Greqi fillimisht skanoi zonën në sheshin "Nea Smyrni" dhe më pas u fut brenda në lokalin e mbushur me klientë duke i qëlluar për vdekje.

Ai mban veshur kominoshe të zeza, xhup me kapuç, çizme sportive dhe maskë kirurgjikale. Kur afrohet drejt tavolinës ku ishin ulur viktimat, nxjerr pistoletën nga xhepi i xhupit me dorën e djathë dhe qëllon.

Krimi i rëndë ndodhi pak pas orës 21:30. Pasi qëlloi mbi dy shqiptarët, vrasësi u largua nga vendngjarja.

Një nga plumbat qëlloi edhe një vajzë 31-vjeçare, e cila ishte ulur në një tavolinë aty pranë dhe nuk kishte asnjë lidhje me dy viktima. Ajo ndodhet në spital dhe, fatmirësisht, nuk është në rrezik për jetën.

Në kafene është shkaktuar panik pas të shtënave. Pjesa tjetër e klientëve, duke parë këtë pamje të paprecedentë dhe duke mos kuptuar se çfarë po ndodhte, filluan të vrapojnë për të shpëtuar veten ose u fshehën poshtë tavolinave.

Në panik, një nga klient u rrëzua dhe u plagos lehtë, për fat nuk kishte nevojë as të shtrohej në spital.