AKTUALITET, 18 Dhjetor 2022, 20:11

Elbasan, automjeti përplas këmbësoret, dy vajzat dërgohen me urgjencë në spital

Elbasan, automjeti përplas këmbësoret, dy vajzat dërgohen me
Vendi i aksidentit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një makinë ka përplasur dy këmbësore, të cilat u transportuan në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore për shkak të dëmtimeve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Bashkisë së Elbasanit, ndërsa drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën po ecte drejtuesi i mjetit.