AKTUALITET, 18 Dhjetor 2022, 19:43

Mesi, "Topi i artë" i Kampionatit Botëror

Mesi, "Topi i artë" i Kampionatit Botëror

Lionel Mesi është shpallur si lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror të mbajtur në Katar.

Ylli argjentinas ia doli që së bashku me Argjentinën të mposhtin Francën nëpërmjet penalltive (4-2), për të fituar trofeun e çmuar.

Mesi shënoi shtatë gola dhe tri asistime, për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij Botërori.

Ai fitoi "Topin e Artë" të Kampionatit Botëror, për t’u konfirmuar si më i miri i këtij turneu.