AKTUALITET, 19 Dhjetor 2022, 09:49

Shembja e bllokut të pallateve te ‘Myslym Keta’, Braimllari: Qytetarët hidhen në rrugë, lihen në mëshirë të fatit dhe ju merret prona

Shembja e bllokut të pallateve te ‘Myslym Keta’, Braimllari:

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me shembjen e bllokut të pallateve te ‘Myslym Keta’ në Tiranë, që pritet të finalizohet këtë të hënë, për shkak se njëri prej tyre është dëmtuar gjatë tërmetit të vitit 2019.

Në një postim në rrjetet sociale, Braimllari thotë se “qytetarët hidhen në rrugë, lihen në mëshirë të fatit dhe ju merret prona”.

Postimi i plotë:

Simboli i kryebashkiakut në ikje të Tiranës është paligjshmëria, dhuna, fadromat dhe betonizimi.

Qytetarët hidhen në rrugë, lihen në mëshirë të fatit dhe ju merret prona.