AKTUALITET, 21 Dhjetor 2022, 16:42

Sërish tensione në Kuvend/ Luan Baçi debat me Alibeajn për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD: Ti mua më vjen anash!

Sërish tensione në Kuvend/ Luan Baçi debat me Alibeajn për

Tensionohet situata mes demokratëve në seancën e fundit për këtë vit. Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi së bashku me disa nga kolegët e tij, mbështetës të Berishës, u ngritën duke bllokuar foltoren. E gjitha nisi për shkak të heqjes së tyre nga lista e grupit parlamentar të PD-së.

Mirëpo, në një moment, Baçi niset drejt vendit të deputetit Gazment Bardhi, i cili ishte duke iu kundërvënë.

Më pas, ai i drejtohet Alibeajt duke i thënë: I shërben Ramës. Ti mua më vjen anash! 

Pas kësaj përplasje, kryetarja e Kuvendit kërkoi 10 minuta pushim.