AKTUALITET, 21 Dhjetor 2022, 15:19

Një ton e gjysmë kokainë/ Goditet grupi kriminal në Belgjikë, katër të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Një ton e gjysmë kokainë/ Goditet grupi kriminal në

Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Belgjikë.

Është kapur një ton e gjysmë kokainë. Kokaina që transportohej ishte e fshehur mes pjesëve të Toyota-s.

Bëhet me dije se katër personat e arrestuar rrezikojnë deri në 7 vite burg dhe se janë konfiskuar të paktën 43 milionë euro.

Ndërkohë mes të arrestuarve janë shqiptarë dhe rumunë.

Grupi kriminal kryente transportin e drogës mes Belgjikës dhe Anglisë, ndërsa ranë në gjurmët e autoriteteve pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”,  ku agjentët zbuluan një telefon me qindra mesazhe të zhvilluara mes kriminelëve.