AKTUALITET, 21 Dhjetor 2022, 13:38

Akti normativ për shpronësimet/ Sekretari për Emigracionin në PD: Si konfiskimi që bënte Enver Hoxha! Ta largojmë këtë bandë që po grabit shqiptarët

Akti normativ për shpronësimet/ Sekretari për Emigracionin

Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha është shprehur kundër aktit normativ të qeverisë sa i takon shpronësimeve.

Me anë të një reagimi në Facebook Hoxha thekson se kjo gjë ndodhte në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Po ashtu ai bën thirrje që qytetarët të dalin në shesh me qëllim për të larguar këtë qeveri.

“Akti normativ qe qeveria ka te drejte te shpronësojë pa paguar nuk është as me shume dhe as me pak se konfiskimi i pronës private qe bënte Enver Hoxha! Koha e fjalëve duhet te marre fund! Shqipëria duhet te jete ne shesh te largoje këtë bande qe po grabit shqiptaret përditë e me shume”, shkruan Hoxha.