TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, drejton gishtin nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, duke thënë se kjo është një qeveri që në raport me ligjin sillet si bandë.
Në fjalën e tij para Grupit Parlamentar të PD, Berisha u shpreh se qeveria po sfidon opozitën, duke theksuar se akti për Teatrin Kombëtar është dhunim flagrant i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Siç e shihni, çdo ditë këtu, kryen akte antikushtetuese, antiligjore, nga një qeveri që në raport me ligjin, rregullin dhe rendin, sillet si një bandë dhe jo si një përfaqësi e qytetarëve shqiptarë.
Në çdo veprim, spikat qartësisht vullneti i tyre i sëmurë për të dhunuar Kushtetutën, ligjin, për të dhunuar qytetarët dhe të drejtat e tyre.
Nga ky akt kalohet në një akt madhor, dhunimin flagrant të vendimit të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por për opozitën në radhë të parë.
Opozitës i thuhet se nuk njohim norma, nuk njohim standarde, por jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt, në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm ku vendimet e Kushtetueses rrëzohen me vendime të banditëve qeveritarë.
Ky është vendi i vetëm në botë ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese rrëzohet me një vendim të qeverisë”, tha nder te tjera Berisha.