AKTUALITET, 21 Dhjetor 2022, 16:32

Përjashtimi nga grupi parlamentar i PD-së i deputetëve të Berishës, Bylykbashi: Vendim antikushtetues!

Përjashtimi nga grupi parlamentar i PD-së i deputetëve të

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, deklaroi nga salla e parlamentit se vendimi i paraqitur për përjashtimin e deputetëve që mbështesin ish-kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar i PD-së është një vendim antikushtetues.

Sipas Bylybakshit nuk ka askush të drejtë, përveç vetë deputetit, që të bëjë përjashtimin e tij nga një grup parlamentar i caktuar.

Sipas tij kjo është një përpjekje për të vrarë pluralizmin përmes shpërbërjes së PD-së.

“Bëtë mirë qe thatë me zë dhe figurë, sepse në fund të fundit është shprehje vullnetit të deputetit. Asnjë nen në Kushtetutë që rregullon të drejtën e një deputeti për të përfaqësuar, nuk i jep të drejtë askujt, as Kuvendit, as kryetarëve të partive, është në dorën e deputetit që të heqë dorë nga një grup parlamentar i caktuar, çdo akt tjetër është antikushtetues.

Juve tundët një copë letër të paligjshme që shërben për të mbajtur peng opozitën. Ju keni qëllim shpërbërjen e pluralizmit dhe këtë e arrinin përmes shpërbërjes së Partisë Demokratike, por këtë nuk do ta realizoni dot.

Nëse s’keni marrë vendim bëjeni, vendosni firmën e bardha mbi të zezë aty, por akti juaj është në funksionim të dhunimit të opozitës në vend”, tha Bylykbashi.