TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Rama u shpreh se me përurimin ditën e sotme të Teatrit Kombëtar, do të marrin fund spekulimet dhe “misteri” i kullave në tokën e teatrit. Me humor, kreu i qeverisë u shpreh se ka mbaruar detyrën e tij dhe për çdo “problem” të mëtejshëm mund të adresohen te kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Sot zgjidhet misteri ka kullë s’ka kullë në zonën e teatrit. Ky është teatri, ky është sheshi! Ajo që do të mbetet edhe në këtë rast është vepra. Një vepër që unë do isha shumë i lumtur sikur të isha bashkë me Ndrenikën dhe Tinka Kurtin për të hapur dyert. (...). Çfarë nuk ecën keni punë me Lali Erin, unë e mbarova detyrën time”- tha Rama.
Rama tha se kundërshtimi i opozitës është pjesë e strategjisë së saj, pasi sipas tij, opozita ka kundërshtuar gjithmonë projektet e reja në Shqipëri. Për sa i përket kundërshtimit të projektit nga artistët, Rama tha se komuniteti i aktorëve ndoshta ka qenë pajtuar me realitetin për pamundësinë për të ndryshuar kushtet e vështira të infrastrukturës së teatrit të vjetër dhe se për shkak të kohëve dhe premtimeve të pa mbajtura u pajtuan me një realitet që i përkonte asaj kohe.
“U krijua në instinkt vetëmbrojtjeje, se kjo mund të ishte alibi për të bërë zhvillim dhe do të mbetej nën barkun e një kulle”, tha Rama.
Ndërsa falenderoi arkitektin danez, duke thënë se është një nga më të mirët dhe të shtrenjtët.
Mes batutash Rama tha: “Kemi bërë pazar të mirë me arkitektin”.