TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur me diskutime e debate seanca e sotme parlamentare, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe aktesh normative. Seanca pritet të jetë maratonë dhe të vazhdojë edhe ditën e nesërme.
Në fillim të seancës, deputeti i PL-së, Petrit Vasili i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që të heqë nga rendi i ditës projektligjin për barnat, pasi ka një shkelje procedurale lidhur me të.
Sipas Vasilit, projektligji është miratuar dje në komisionin përkatës, ndërsa rregullorja përcakton se duhet të shqyrtohet pas një jave.
Ndër të tjera, Vasili solli në vëmendje dhe disa propozime për projektligje që ka bërë opozita muaj më parë, që sipas tij pengohen nga Kuvendi.
Vasili: Keni një ligj këtu në seancë, ligji për barnat i cili është haptas për shkeljen e rregullores. Ky ligj ka përfunduar së shqyrtuari dje, dhe rregullorja e Kuvendit thotë se raporti i komisionit hartohen jo më vonë se 4 ditë nga shqyrtimi në Komision.
Raporti shumëfishohet dhe i shpërndahet deputetëve 1 javë përpara shqyrtimit të saj në seancë parlamentare. Edhe ligjet me procedurë të përshpejtuar, raporti të paraqitet dy ditë përpara datës së seancës plenare.
Kërkoj që të hiqet nga shqyrtimi në këtë seancë. Këtu kanë ardhur në sallë, nisma ligjore që depozitohen pak muaj më parë, si ajo e Kodit Rrugor, ndërkohë që ka nisma të tjera që kanë 9 muaj me radhë dhe nuk shqyrtohen. Ligjet e mazhorancës kalojnë e shqyrtohen fët e fët, ndërsa ligjet e opozitës pengohen, të marrë fund.