TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike, ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet me çarter të kryeministrit Edi Rama.
Luciano Boci tha se kërkesa është depozituar në Kuvend nga 35 deputetë të PD.
Boci: Lajmi tjetër është kërkesa jonë për ngritjen e komisionit hetimor për charterat, shpenzimet marramendëse, milionëshe të Kryeministrit.
Falë kontributit të gjithë deputetëve të PD është depozituar me 35 firma, që e bën të detyrueshëm ngritjen e këtij komisioni.
Shpresoj që Kuvendi si ka vepruar deri tani si pengues të heqë dorë nga pengesa e të ngrejë menjëherë komisionin hetimor.