AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 08:59

Të dënuar për vrasje, grabitje dhe drogë, 4 shqiptarë dhe një pakistanez arratisen nga burgu grek

Të dënuar për vrasje, grabitje dhe drogë, 4 shqiptarë

Pesë të burgosur, 4 prej të cilëve shqiptarë janë arratisur mëngjesin e kësaj të hëne nga një burg në Kretë.

Mediat greke bëjnë me dije se të dënuarit për vrasje, grabitje dhe trafik droge janë arratisur nga burgu i Chanias.

Sipas mediave ato janë katër shqiptarë dhe një pakistanez, të cilët u transferuan nga Athina të shtunën dhe sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Chania, por gjatë natës ose mëngjesin e sotëm kanë arritur të arratisen nga qendrat e paraburgimit. Ndërkohë autoritetet greke janë në ndjekje të tyre.