TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një atentat me eksploziv është parandaluar mbrëmjen e djeshme në zonën e Vrinës, në territorin e Bashkisë Konispol, falë reagimit të shpejtë të drejtuesit të mjetit, i cili ka konstatuar diçka të dyshimtë gjatë lëvizjes.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi M.Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se teksa po qarkullonte me automjetin e tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin rrugor Shëndëlli–Vrinë, ka dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet.
Ai ka ndaluar menjëherë dhe ka konstatuar praninë e një lënde të dyshuar eksplozive. Lënda plasëse është gjetur në sediljen e pasme të mjetit dhe dyshohet se do të aktivizohej me telekomandë. Gjikola thotë se nuk është i përfshirë në asnjë konflikt.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të shumtë të policisë dhe më pas edhe ekspertë të krimeve të renda nga Drejtoria e Policisë Vlorë dhe reparti anti-eksploziv i RENEA.
Nga informacionet e deritanishme, është mësuar së në mjetintip “Nissan” me targa AA725LG, është konstatuar një sasi lëndë eksplozive e shpërndarë në sediljen e pasme të mjetit.
Ekspertët janë duke punuar për caktivizimin e saj, ndërkohë që zona është rrethuar dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.
Shtetasi M.Gjikola rezulton person me precedentë penalë, i dënuar më parë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.