AKTUALITET, 5 Shkurt 2026, 23:18

“Reforma, eksperiment i dështuar”, Gjinishi: Rama ka kapur drejtësinë

“Reforma, eksperiment i dështuar”, Gjinishi: Rama ka kapur

Pedagogu Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se reforma në drejtësi është një eksperiment i dështuar dhe tha se vetingu nxorri jashtë sistemit të drejtësisë ata që nuk i pëlqenin pushtetit.

Gjinishi u shpreh se Rama nuk do një sistem të mirë drejtësie, sepse "ka vjedhur disa palë zgjedhje".

“Retorika e Ramës, nëse ka politikan që ka akses në drejtësinë e re, është vetëm Edi Rama. Ai është i vetmi politikan që ka akses. Retorika e Ramës, njeriu që e ka kapur drejtësinë, kërkon të kamuflojë produktin e tij. Ka një thënie te latinët, “Një pushtet i fituar me padrejtësi nuk mund të krijojë drejtësi”. Ai ka vjedhur disa palë zgjedhje, si të pretendojmë se do sistem të mirë drejtësie?

A ka dështuar reforma në drejtësi? Është një eksperiment i dështuar që nga fillimi. E para, 0.3% që mbulon SPAK, po ata 99.70%? Atëherë, mungesa e funksionimit të gjykatës, janë jo funksionale. I kemi harruar emrin prokurorisë, me çfarë merret prokuroria? Dosjet janë bërë pirg. Kjo reformë nuk krijoi instrumentin ta zhbllokonte institucionin. Reforma është më e gjerë se SPAK. Rama godet SPAK dhe ne merremi me SPAK.

E treta, kush është perceptimi i korrupsionit me këtë reformë? Një pjesë e analistëve janë atashuar, një pjesë me pushtetin, një pjesë me opozitën. Perceptimi është negative, qytetarët e kanë humbur besimin në reformën e re dhe produktin e një reforme të së majtës dhe të djathtës.

Kjo reformë që u krijua për të goditur korrupsionin. Shifrat janë ulur apo janë rritur? Reforma është eksperiment i dështuar. Sa më herët ta pranojmë, mund të nxisim të bëhen ndryshimet.

Vettingu është fytyra më e shëmtuar dhe hipokrike e dështimit të reformës. Ata që nxorrën jashtë sistemi prokurorë dhe gjyqtarë, vetë u futën jashtë kritereve, u vërtetuan lidhjet nepotike dhe politike. Dëboi njerëzit që nuk i pëlqenin pushtetit dhe la ata që i vinin pas pushtetit”- tha Gjinishi