AKTUALITET, 5 Shkurt 2026, 21:47

Mbetjet toksike të “Kurum”, Zhabina: Nuk mund të lësh jashtë hetimit Ministrinë e Mjedisit

Mbetjet toksike të “Kurum”, Zhabina: Nuk mund të lësh

Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV se prokuroria e Durrësit ka bërë punë të mirë me dosjen e “Kurum”, por nuk mund të përjashtosh nga hetimi Ministrinë e Mjedisit dhe t’ia lësh përgjegjësinë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

“Hetimi i prokurisë së Durrësit deri tani është në nivele shumë të ulta të atyre institucioneve që kanë pasur kompetencë për të shmangur këtë, këtë trafikim.

Ajo që do të veçoja unë nga vendimi i gjykatës është në fakt një dëshmi e një punonjësi të kompanisë Kurum i cili thotë që në 4-5 vitet e fundit, Kurumi ka prodhuar rreth 30-40 mijë tonë mbetje të rrezikshme. Dhe ne këtu po flasim vetëm për rreth 2800 tonë, pra vetëm 7 për qind.

Tani, pyetja më që duhet të bëhet në këtë, në këtë moment është që ku kanë shkuar gjithë këto mbetje kanë mbetur në Shqipëri.

Janë depozituar në Shqipëri në mënyra të ndryshme apo?

Dy kompani nuk dihet se ku e kanë çuar skorjen që mund të jetë shtruar në rrugë, apo në projekte të tjera ndërtimore. Prokuroria e Durrësit ka bërë punë të mirë. A do të ndiqet e njëjta skemë si me Bankers që shkoi në SPAK, po që të përjashtosh nga hetimi Ministrinë e Mjedisit nuk di se si mund të ketë ndodhur dhe t’ia veshësh Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.”- tha Zhabina.