TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit për t’u njohur me masat e sigurisë 20 të arrestuarit, e akuzuar për mbetjet e rrezikshme të “Kurum”.
Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 urdhër arreste më shumë se një vit pasi sekuestroi 2800 tonë mbetje të rrezikshme pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Operacioni për ekzekutimin e masave u shtri në 3 qytete, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Në kuadër të operacionit të koduar “Eko-Toxic”, policia ekzekutoi 20 masa sigurie, për vepra penale në fushën e kontrabandës, menaxhimit të mbetjeve, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale. 13 personat e tjerë të akuzuar janë shpallur në kërkim.