TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Ergys Mërtiri dhe Andi Bushati debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për efektivitetin e reformës në drejtësi dhe dëmet që ka sjellë mungesa e institucioneve të drejtësisë së re për qytetarët. Bushati deklaroi se drejtësia e re është e kapur, ndërsa Mërtiri iu përgjigj se ajo ka rrëzuar mitin e paprekshmërisë.
Debati
Bushati: Shihe rastin e Irena Gjokës. Fiton me dokumente false vetingun dhe ka bërë gjithë gjyqet politike. Do që të jetë kamikaze dhe kjo tregon se nuk funksionon as Prokuroria e Përgjithshme, as KLGJ. Kemi një drejtësi të kapur dhe kur i bëjnë shkeljet aq flagrante, mendo çfarë i bëjnë qytetarit të thjeshtë. Sa vjet u bë që në 2016 më gjeni një qytetar që ka patur një konflikt toke me një oligark dhe e ka fituar. Zero shembuj.
Mërtiri: Oligarkë kanë shkuar në SPAK, si ata që investuan në bregdet.
Bushati: Zero.
Mërtiri: Xhaçka.
Bushati: E kisha për një punëtor që bie nga skela dhe vdes.
Mërtiri: Duhet të bëjmë një dallim. I solli reforma apo ishin?
Bushati: Kemi patur një drejtësi të keqe se i thoshte vidhni se jeni të paprekshëm kurse tani po i përdor politika për një palë.
Mërtiri: Ky stoku është skandal se Rama dhe Berisha e kanë penguar në kohë. Kemi patur një kohë të gjatë pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kuashtetuese.
Bushati: Vetingu nuk dogji vetëm të korruptuarit, por dogji edhe politikisht.
Mërtiri: Irena Gjoka po gjykohet politikisht.
Bushati: Ose e njeh, ose nuk e njeh.
Bushati: Janë djegur prokurorë dhe gjyqtarë që s’kanë pranuar që i ati të japë para të birit, por njerëz si Irena Gjoka kanë gënjyer hapur.
Mërtiri: Dokumente që i ka patur avokati. Kur flasim për drejtësinë e re duhet të shohim risinë, stokun që ka dëmtuar qytetarët, por edhe që gjykon të paprekshëm, që ka rrëzuar mitin e paprekshmërisë.
Bushati: Është tallur me mitin e paprekshmërisë.
Mërtiri: Po këta që janë nëpër burgje.
Bushati: Pse u korruptua drejtësia e 1992-1994? Se Saliu thoshte dua në burg Fatos Nanon, Idajet Beqirin dhe pastaj ato punonin për xhepin e tyre.