AKTUALITET, 5 Shkurt 2026, 21:43

Zhabina: Daniel Shimës mund t'i jetë ofruar statusi i bashkëpunëtorit, që të flasë për AKSHI-n

Zhabina: Daniel Shimës mund t'i jetë ofruar statusi i

Gazetari Xhevahir Zhabina, ka deklaruar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se Daniel Shimës mund t'i jetë dhënë status si bashkëpunëtor i drejtësisë që të flasë për AKSHI-n. 

"Daniel Shima ka në dëshmi ku ka implikuar shumë personazhe që kanë patur peshë në atë që ka ndodhur në AKSH dhe personazhe që e kanë rrëmbyer. Media duhet ta çojë fokusin diku tjetër.

Nje pyetje që ngrihet, a i ka ofruar SPAK Daniel Shimës, statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë? Kemi kaq shumë vendime të Gjykatës së Apelit, për të mos dalë asnjë akt nga ky proces, mund të jemi përballë një personi të mbrojtur nga drejtësia që i është ofruar statusi i të penduarit", tha Zhabina.