AKTUALITET, 11 Prill 2022, 21:47

Sanksionet/ Neritan Sejamini: SHBA-të e marrin seriozisht korrupsionin, përpjekje për t'i dhënë krah drejtësisë!

Sanksionet/ Neritan Sejamini: SHBA-të e marrin seriozisht korrupsionin,

Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se lista e zezë e SHBA-ve, është një përpjekje për të inkurajuar drejtësinë që të bëjë punën e saj, në vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Ai tha se SHBA-të e kanë marrrë shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit. 

"Ka patur një ndryshim rrënjësor të SHBA për korrupsionit. Ata kanë bërë një lidhje, që korrupsioni nuk ka vetëm pasoja financiare, por kanë mbatjur qëndrim që korrupsioni minon demokracinë dhe destabilizon vende.

Ky zhvillim ka arritur kulmin kur Presidenti Biden, ka nxjerrë vendim, që në rastet e korrupsonit dhe minimit të demokracisë, duhet SHBA të mbajë qëndrim. Edhe Britania e Madhe ka të njëjtën qasje. Kjo është një masë që  SHBA-të e marrin edhe për mungesën e drejtësisë. Është vendim politik, por bëhet në rastet kur drejtësia ka munguar. Në rastin e zotit Berisha, një nga motivimet, kanë qenë t’ju nxjerrim frikën prokurorëve.

Kjo është një përpjekje për ti dhënë krah drejtësisë në një vend ku drejtësia ka munguar

Dizenjimi nga SHBA nuk është proces i drejtë ligjor. Është vendim politik, që bazohet mbi faktet që ka qeveria amerikane. Këto të dyja janë bërë prë të dhënë mesazh politik dhe publik. Aty ka dy probleme. Media që vë gjoba dhe ndikimi në zgjedhje. Ky nuk është vendim gjyqësor, por politik. Thotë ky personazh bën shantazh duke përdorur mediat.

", deklaroi Sejamini.