AKTUALITET, 11 Prill 2022, 20:06

“Non grata” nga SHBA/ Kush është Aqif Rakipi, ish-deputeti i fortë i Elbasanit

“Non grata” nga SHBA/ Kush është Aqif Rakipi, ish-deputeti

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se kishte vendosur sanksione ndaj ish-deputetit të Elbasanit, Aqif Rakipi.

Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, Rakipi përshkruhet si një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm në proceset politike në Shqipëri.

“Non grata” nga SHBA/ Kush është Aqif Rakipi, ish-deputeti

Por kush është Aqif Rakipi dhe jeta e tij politike? 

Aqif Rakipi u zgjodh deputet në vitin 2013 në Qarkun e Elbasan, nën siglën e PDIU-së, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai tregoi forcën e tij politike, duke marrë 18% të votave në Elbasan, që u përkthyen në dy mandate, nga tre që mori kjo parti në ato zgjedhje.

Por, Partia Demokratike kërkoi verifikim të thelluar për pastërtinë e figurës së Rakipit dhe një deputeti tjetër të Partisë Socialiste.

Në Itali, deputeti kishte deklaruar emra të rremë si Skënder Ejyrbegaj dhe Kusta Mina.

Aqif Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kishte deklaruar një procedim në Itali për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur.

Rakipi e humbi mandatin për shkak se dështoi të deklarojë këtë episod në formularin e vetëdeklarimit.

Por, në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara më 25 prill 2021, djali i tij, Orlando Rakipi u zgjodh me një numër surprizë votash si deputet i Partisë Socialiste në Tiranë.