AKTUALITET, 11 Prill 2022, 18:22

Berisha përplaset me Lindita Nikollën në parlament: Qeveria është bërë një me grupet kriminale! Kryetarja e Kuvendit i fik mikrofonin: Kjo nuk është…

Berisha përplaset me Lindita Nikollën në parlament: Qeveria

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi gjatë seancë së sotme plenare që të futet në rendin e ditës, problematika e çmimve. Ai e cilësoi platformën për kontrollin e çmimeve të bërë nga qeveria në bashkëpunim me grupet mafioze për të zhvatur xhepat e qytetarëve.

Por ish-kryeministrit iu ndërpre fjala nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila i kujtoi se e kishte marrë fjalën për procedurë dhe nuk mund ta përdorte për të bërë propozime për të ndryshuar rendin e ditës në Kuvend.

Berisha: Kjo anketë e re dëshmon se qytetarët mendojnë se qeveria është bërë një me grupet mafioze dhe e gjithë platforma e shpallur për kontrollin e çmimeve është platformë për grabitjken e xhepave të qytetarëve. Shkoni bisedoni me bukëpjekësat, me pastiçierët dhe me barmanët, çfarë thonë.

Pse u mërzit ju kjo statistikë. A e kuptoni ju se çdo shqiptarë sheh këtu një grup shushunjash që i janë sulur xhepave të tyre dhe po u thithin gjakun. Nga ana tjetër këta deklarojnë se po i lumturojnë.

Lindita Nikolla: Kjo nuk është procedurë, ju ndërpresim fjalën.Po ju kujtoj rregulloren zoti Berisha, propozimi për ndryshimin e rendit të ditës duhet të paraqitet me shkrim.