AKTUALITET, 11 Prill 2022, 18:43

Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi në listën e zezë, ja reagimet e para të socialistëve

Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi në listën e zezë, ja reagimet e para

Lajmi i SHBA-ve, që sanksionoi ish-deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi, ka prodhuar shumë reagime.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një koment të shkurtër në hyrje të Kuvendit, për mediat, ndërsa tha se ajo ishte e shkruar e zeza mbi te bardhë.

“Sapo e pashë nga titra në media, ajo që është thënë, është thënë. Është e shkruara e bardha mbi të zezë”, tha Manja.

Ndërkohë, Eduard Shalsi tha “I palënkundur ndaj vendimeve të tilla”.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se nuk mund të komentohej vendimi i SHBA.

“Si mund të komentohet një vendim i SHBA-ve”, tha ai.

Mes shumë reagimeve ishte dhe ai i Erion Braçes, i cili tha se; “Rakipi është qytetar i lirë, shkoni pyeteni”.