TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelarin Olaf Scholz se gjatë takimit me të mori një gadishmëri tepër inkurajuese nga Gjermania për të avancuar me procesin e integrimit në Ballkanin Perëndimor.
“Ishte vërtetë kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim pas takimit të parë në qytetin e mrekullueshëm të Hamburgut. Nga ana tjetër jam shumë i inkurajuar nga biseda me kancelarin sepse gjeta një gadishmëri jashtëzakonisht inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë për të shtyrë me më shumë vendosmëri përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Shpresojmë që të dodhë në Këshillin e ardhshëm në muajin Qershor.
E çmojmë shumë konsideratën dhe vlerësimet që kancelari evidentoi për progresin që kemi bërë, por kemi ende shumë për të bërë në të gjitha drejtimet. Jemi të vendosur të bëjmë shumë më shumë, ne kemi si qëllim të ndërtojmë një Shqipëri me standartet evropiane dhe këtë nuk ia dedikojmë Brukselit apo Berlinit, por ia dedikojmë fëmijëve tanë”, tha Rama