TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e PS, Anila Denaj, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për përcaktimet e reja në Ballkan nga Depertamenti i Thesarit të SHBA-ve.
Denaj nuk komentoi emrat konkretë, Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipin për detajet e sanksioneve nga SHBA, por ajo tha se është një mesazh i fortë kundër korrupsionit.
"Çështja që diskutojmë sot është e lidhur me vijueshmërinë e një lufte ndaj korrupsionit, që në Ballkanin Perëndimor nuk ka qenë e lehtë. Dëshmi e kësaj beteje është perpjekja për të arritur te reforma në drejtësi.
Një korrupsion që prodhon mëkatarë, por ka edhe drejtësi, qoftë në kontekstin e vendimeve të procesit të vettingut, ashtu edhe mbështetja që i jep Ballkanit Perëndimor, lajme të tilla.
Mbështetja që i kemi dhënë platformës euro-atlantike, është një lajm i mirë, për të luftuar dhe për të mos guxuar.
Ka ardhur koha të mendojmë se nuk është e shkuara, por edhe ardhmja për ti dalë para dhe për të krijuar besim edhe ndaj politikës dhe reformave të rëndësishme.
Nuk kam detaje për personat dhe do të ishte spekulative të flisja. Por, mesazhi është i fortë.
Është mesazh i mirë në këtë betejë 30 vjeçare për të luftuar korrupsionin. Jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkanin", tha Denaj.