TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elvi Fundo thotë se Ylli Ndroqi ka patur mbrojtjen e politikës e cila parakalonte si në një paradë në televizionin dhe festat e tij.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Fundo tha se Xhemail Pasmaçiu, identiteti i mëparshëm i Ndroqit, hynte dhe dilte nëpër zyrat e politikanëve.
"Zoti Ylli Ndroqi, miku i Metës, mbështetës i LSI. Është trafikant droge. Hynte dhe dilte në zyrën e Petrit Vasilit.
Ylli Ndroqi është produkt i kastës politike, i mbrojtur nga kasta politike. Nuk mund të jeni mall të Ylli Ndroqit. Duhet të shohim përtej Ylli Ndroqit.
Harrove përgjimin Meta-Prifti, që vete negocionon Ylli Ndroqi?
A do të kujtoj kur SPAK bëri sekuestrimin e pasurimit?
Paradë mode bënin me Ylli Ndroqin. Të gjithë e dinin që ai ishte Xhemail Pasmaçiu.
Është produkti më thelbësor i Ilir Metës dhe i mbështetur nga Ilir Meta.
Zoti Vasili a ka qenë Ylli Ndroqi në Gjirin e Lalëzit me Ilir Metën? Po në zyrën tëndë ka qenë?", tha ndër të tjera Elvi Fundo.