AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 08:49

Rusët pushtojnë një tjetër qytet në Ukrainë

Rusët pushtojnë një tjetër qytet në Ukrainë

Qyteti bregdetar jugor i Ukrainës, Berdyansk, është tani nën kontrollin rus. Lajmi konfirmohet nga kreybashkiaku i këtij qyteti.

Trupat ruse kanë hyrë në qytet rreth orës 15:50 me orën lokale të së dielës dhe u panë duke lëvizur në qendër pak më vonë, tha kryebashkiaku Alexander Svidlo në një video në Facebook.

Ushtarët hynë në bashkinë e qytetit në orën 20:00.

Rusët, tha ai, “na informuan se të gjitha ndërtesat administrative ishin nën kontrollin e tyre dhe se ata po kontrollonin ndërtesën e komitetit ekzekutiv. Por nën kontrollin e njerëzve të armatosur, unë e konsideroj këtë propozim të papranueshëm.

Kështu ne, si të gjithë anëtarët e shtabit operativ, u larguam nga ndërtesa e komitetit ekzekutiv,” tha ai.

Qyteti në Detin e Zi përmban një bazë të vogël detare ku jetojnë rreth 100,000 ukrainas.