AKTUALITET, 27 Shkurt 2022, 22:47

Asambleja e OKB miraton rezolutën e propozuar nga SHBA-Shqipëri, Xhaçka: Rusia u izolua! Bota nuk do të heshtë

Asambleja e OKB miraton rezolutën e propozuar nga SHBA-Shqipëri,

Asambleja e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e propozuar nga SHBA dhe Shqipëria. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Twitter, e cila thotë se Rusia përsëri u izolua dhe bota nuk do të heshtë.

Olta Xhacka: Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria  & SHBA.  Sesioni Special i Emergjencës i  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet  nga 11 anëtarë të #OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë. #WeStandwithUkraine

Disa ditë më parë, bashkë me SHBA vendi ynë propozoi një rezolutë në Këshillin e Sigurimit ku i bëhej thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës dhe të tërhiqte të gjithë trupat e saj nga ky vend.

Po gjatë ditës së sotme në një deklaratë ku u prezantuan sanksionet ndaj Rusisë, Xhaçka u shpreh se Shqipëria, pa asnjë hezitim ju është bashkuar masave shtrënguese të ndërmarra nga BE kundër Rusisë.