AKTUALITET, 27 Shkurt 2022, 22:10

“Kievi është i rrethuar”- Kryebashkiaku Vitali Klitschko sqaron deklaratën: Ja si qëndron e vërteta!

“Kievi është i rrethuar”- Kryebashkiaku Vitali Klitschko

Në një lajm të publikuar më herët nga mediat e huaja raportohej se kryetari i bashkisë së Kievit i kishte thënë Associated Press se qyteti i tij ishte “rrethuar” nga forcat ruse.

Vitali Klitschko ka sqaruar se si qëndron e vërteta. Ai është shprehur se se nuk është kështu dhe në fakt është “dezinformim”.

“Mediat ruse po përhapin informacione duke iu referuar një deklarate timen se Kievi dyshohet se është i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve është i pamundur. Mos i besoni gënjeshtrave! Besojuni informacioneve vetëm nga burimet zyrtare”, tha ai.

Një shtetrrethim mbetet në fuqi në kryeqytet, me shumë banorë që fshihen në bodrume dhe stacione nëntokësore.