TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avioni më i madh në botë, Antonov AN-225 Mriya, u shkatërrua nga një sulm rus në një aeroport afër Kievit. Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjtetet sociale, qeveria e Ukrainës.
“Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë”, tha Dmytro Kuleba, ministri i punëve të jashtme të Ukrainës- “Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian.”
Mriya, që përkthehet në “ëndërr”, ishte ulur në një bazë ajrore ukrainase në Hostomel, e cila kishte qenë vendi i përleshjeve intensive të enjten kur ushtria ruse mori kontrollin e bazës ajrore.