TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dita e hënë nis me temperatura të larta. Vendi ynë do të mbetet me vranësira të shpeshta në pothuajse gjithë ditën.
Sipas MeteoAlb pritet që herë pas here të kemi zhvillim të përkohshëm të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore.
Por në zonat malore do të kemi dëborë të paktë. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.