TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukraina ka paraqitur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili ka kërkuar edhe një vendim urgjent.
“Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin. Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, shkruan Zelensky.
Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi lajmin në Tëitter, duke kërkuar një “vendim urgjent” nga Gjykata Ndërkombëtar e Drejtësisë.
Ukraina akuzon gjithashtu Rusinë për “planifikimin e akteve të gjenocidit” në vend dhe thotë se Rusia “qëllimisht po vret dhe po shkakton lëndime serioze ndaj anëtarëve të kombësisë ukrainase”.