AKTUALITET, 27 Shkurt 2022, 22:33

Elbasan/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri. Transportohet me urgjencë drejt spitalit

Elbasan/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri.

Një i ri është plagosur me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të dielë, kur edhe u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Paraprakisht mësohet se i plagosur ka mbetur një i ri rreth moshës 25-30 vjeç, ende i paidentifikuar.

I riu është gjetur i mbuluar me gjak në rrugë dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se ai është futur në sallën e operacionit, por raportohet se gjendja e tij është e rëndë.