AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 16:25

Rrufeja goditi banesën në Malësi të Madhe, policia jep detaje për vdekjen e 51-vjeçarit

Rrufeja goditi banesën në Malësi të Madhe, policia jep

Arben Ivanaj, 51-vjeç ka ndërruar jetë mesditën e sotme në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe për shkak të motit të keq.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se 51-vjeçari ka qenë duke qëndruar në banesën e fqinjit të tij P. Ç. 63 vjeç, në momentin godina kur është krijuar një shkëndijë elektrike.

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa. 51-vjeçari ka pësuar djegie në trup dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i policisë

‘Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.   

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje’.

Orët e fundit vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu, shkarkesa elektrike dhe shtrëngata.

Sinoptikanët parashikojnë se reshjet do të zgjasin deri të premten, kryesisht në veri të vendit, ndërsa përmirësimi i motit do të nisë në fundjavë.